Tetë finalet e mbetura, ja tre skenarët që e thyejnë Bajer Leverkusenin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2024 | 19:52

Tetë finalet e mbetura, ja tre skenarët që e thyejnë Bajer Leverkusenin

Bajer Leverkusen po shijon sezonin më të mirë jo vetëm në historinë e tyre, por edhe të një klubi gjerman në garat brenda dhe jashtë kufijve. Të besuarit e Ksabi Alonsos i ndajnë edhe 15 pikë që ta sigurojnë matematikisht titullin e tyre të parë në Bundesligë, ndërsa prej vitit 2000 kanë humbur një sërë finalesh, të diktuar nga mallkimi i “Neverkusenit”. Aktualisht “aspirinat”, në “dirigjimin” e Granit Xhakës, janë 10 pikë para vendit të dytë, në këtë rast Bajern Mynih, ndërsa javët e mbetura janë 8. Ja skenarët që i japin Bundesligën Leverkusenit.

leverkusen

 

5 fitore dhe 3 humbje- Ekipit të Ksabi Alonsos i mjafton të fitojë pesë ndeshjet nga tetë të mbetura në total, situatë e cila nuk do të kishte asnjë ndikim nga rezultatet që do të arrinte Bajerni. Në bazë të këtij skenari, nëse “aspirinat” mposhtin Hofenhaimin, Union Berlin, Dortmundin, Shtutgartin dhe Frankfurtin, më datë 5 prill ata kurorëzohen zyrtarisht. 4 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje. Në këtë trajtë, “formula” është më e trazuar. Atyre iu nevojiten 15 pikë, por në bazë të katër fitoreve, tri barazimeve dhe një humbjeje, ndërsa do të festonin titullin në datën 12 maj.

3 FITORE, 5 BARAZIME DHE GOLAVARAZHI-Nëse Bajerni triumfon në të gjitha takimet e mbetura, rruga më lehtë që Leverkusenin e dërgon te kampionati është vetëm tri suksese dhe 5 barazime, por me ndihmën e golavarazhit më të mirë sesa bavarezët, çka do të bënte ta mbyllnin ligën pa asnjë humbje dhe titullin në duar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"