Testime pa fund, skuadra e Superiores në pritje të afrimeve cilësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2022 | 21:59

Testime pa fund, skuadra e Superiores në pritje të afrimeve cilësore

Erzeni i drejtuar nga trajneri durrsak, Xhevahir Kapllani, ka vijuar dje përgatitjet në stadiumin “Tofik Jashari”. Skuadra shijakase nuk është kompletuar ende, kur mbeten vetëm 25 ditë nga fillimi i kampionatit. Deri më tani klubi ka firmosur me portierët Dashamir Xhika dhe Klevis Hasanbelli, mbrojtësit Gëzim Krasniqi, Ardit Peposhi dhe Drilon Kryeziu, mesfushorët Fernando Armando dos Santos, Enbija Shehu, Amir Kahrimanoviç dhe Adnard Mehmeti, si dhe sulmuesin Progon Maloku.

Erzeni

Prej ditësh po stërviten me grupin edhe mbrojtësi Elis Doksani dhe mesfushori Abjel Bejzade, të cilët në sezonin e fundit kanë qenë pjesë e Turbinës në Kategorinë e Parë. Ende nuk ka një konfirmim nëse edhe këta të fundit do të firmosin, në një kohë që u aktivizuan në testin me Luzin. Në ditët e fundit ka munguar në stërvitje sulmuesi Mario Beshiraj dhe gjasat janë që ai të jetë larguar.

R.FAJA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"