“Terreni na uli ritmin”, mesfushori i Kastriotit: Ja çfarë na kërkoi trajneri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2021 | 16:41

“Terreni na uli ritmin”, mesfushori i Kastriotit: Ja çfarë na kërkoi trajneri

Arbër Basha ishte protagonist në fitoren e Kastriotit në shtëpi ndaj Egantias me rezultatin 1-0. Mesfushori dha asistin për golin vendimtar dhe në përfundim të ndeshjes për “Super Sport”, lojtari dha një mendim lidhur me ekipin por dhe me rivalët.

arber basha

“Mezor e kemi pritur fitoren, kemi punuar gjatë gjithë javës, dhe jemi fokusuar tek ekipe direkte si Egnatia. Luftuam shumë, terreni na ulu rendimentin e lojës. Nga ekipi nuk mungoi agresiviteti dhe shpirti i garës Trajneri na kishte kërkuar të ishim agresivë, Kastrioti është ekip i tille dhe kjo ndeshje e tregoi.”

Si e parashikoni ecurinë e Kastriotit?

“Ne duhet ti marrim ndeshjet me radhë, duhet të fokusohemi tek rivalët direkt. Për momentin të festojmë fitoren dhe t’i marrim gjërat me radhë.”

Si i shikoni rivalët?

“Kam besim tek ekipi dhe kemi pasur rezultate negative edhe pse kemi luajtur mirë. Ekipi stërvitet shumë mirë, është i motivuar dhe shpresoj të marrim rezultat pozitiv me Korçën.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"