“Tërmeti” tek Kamza, mbrojtësi Beqiri: E ndërpremë stërvitjen, tani do presim për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2019 | 20:23

“Tërmeti” tek Kamza, mbrojtësi Beqiri: E ndërpremë stërvitjen, tani do presim për…

Mbrojtësi i Kamzës, Oriad Beqiri, ka folur ditën e sotme për mediat, pas vendimit të Komisionit të Disiplinës për të rrëzuar Kamzën direkt në Kategorinë e Dytë.

orsiad beqiri

Mbrojtësi vlonjat, tregon se si e lanë stërvitjen menjëherë pasi morën vesh vendimin, dhe se do të flasin me drejtuesit, për të ardhmen e tyre.

Cili është komenti pas vendimit zyrtar të Komisionit të Disiplinës?

Më vjen keq, që arritëm në këtë pikë.

A mendoni se vendimi ishte i drejtë?

Këto gjera nuk na takojnë neve si futbollistë që të vlerësojmë vendimet. Më vjen keq që ndodhi ky dënim kaq i rëndë.

Si e priti skuadra këtë vendim?

Na u komunikua dënimi i marrë dhe menduam ta ndërpresim stërvitjen për momentin. Do flasim me drejtuesit në ditët në vazhdim dhe do të shikojmë çfarë do ndodhë.

 A mendoni se ka kohë dhe vend për apelim?

Mendimi im është që nuk duhet të ndodhte kjo që ndodhi. Të apelosh është shumë vonë tani. Vendimi është marrë dhe nuk mund të kthehet më. Flas për këtë vit, ndoshta vitin tjetër mund të bëhet apelim për të ulur disi dënimin. Më vjen shumë keq për këtë që ndodhi, por nuk kemi çfarë të themi më. Ato që ndodhën nuk duhet të kishin ndodhur, gjithsesi nuk duhet të flasim dhe të vëmë para përgjegjësisë drejtuesit. E gjitha ka ndodhur në gjaknxehtësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"