Tension në familjen Markizio, gruaja e tij poston mesazh “kërcënues”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2018 | 14:24

Tension në familjen Markizio, gruaja e tij poston mesazh “kërcënues”

Pas stolit të radhës së bashkëshortit të saj Klaudio Markizio, Roberta Sinopoli ka postuar një mesazh në rrjetin social “Instagram”, i cili përmban nota pakënaqësie ndaj klubit bardhezi dhe trajnerit të Juventusit, Masimiliano Alegri.

nfs8pe

Sipas gruas së numrit 8 të kampionëve të Italisë, kemi të bëjmë me një mungesë respekti ndaj futbollistit, i cili tashmë ka përfunduar pas Sturaros dhe Bentakurit në hierarkinë e mesfushës së “Zonjës së Vjetër”.

58234c60bb843fad095af7bc6e3039e8

“Toleranca shkon deri në kufirin e respektit reciprok dhe duke e kaluar atë, atëherë ajo transformohet”, shkruante ajo në diçiturën e mesazhit të saj, që nuk linte vend për shumë dyshime se kujt i drejtohej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"