Te Turbina kërkojnë surprizën, Abazaj: Pogradeci e ka vetë në dorë kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2021 | 12:34

Te Turbina kërkojnë surprizën, Abazaj: Pogradeci e ka vetë në dorë kreun

Pesë fitoret radhazi kanë bërë që Pogradeci të renditet i treti me 25 pikë. Trajneri Ardian Abazaj bën llogaritë.

Abazaj222

“Tani janë të gjitha mundësitë, të luftojmë edhe për vendin e parë. Kemi siguruar qëndrimin në katërshen e parë dhe ky ishte objektivi i parë për ne. Tani kemi mundësi ideale për të hyrë në luftë për vendin e parë. Gjithçka varet nga ne. Diferenca me vendin e parë është shtatë pikë, por kemi nga dy E përsëris çdo javë, nuk ka kundërshtarë të dobët.

Duhet shumë punë për të fituar. Përballë do të kemi një kundërshtar që meriton gjithë respektin tonë dhe të mos jemi euforikë. Nga lojtarët kërkoj vetëm trepikëshin”, vijon trajneri Abazaj, i cili për të parën herë në prononcimin për “Panorama Sport” shfaq kaq hapur ambicien për vendin e parë. Këtë ai e argumenton: “Jemi në formën tonë më të mirë. Këtë paraqitje kisha pritur edhe kur ishim mes luhatjeve. Tani me këtë gjendje dhe me këtë moral që kemi, jemi gati për kreun edhe pse nuk është aq e lehtë. Ne do të kërkojmë falë përvojës sonë ta kalojmë me sukses këtë fazë delikate”.

allamani

TRAJNERI I TURBINËS- Cërrikasit kanë mbyllur pasditen e së premtes përgatitjet për transfertën e Pogradecit. Trajneri Alfred Allamani, në lidhje me këtë takim për “Panorama Sport” deklaroi: “Vijmë me moral të lartë në këtë ndeshje dhe do të kërkojmë që ta mbyllim pozitivisht këtë fazë të dytë. Kemi marrë një fitore të rëndësishme ndaj Lushnjës dhe për këtë jam shumë i kënaqur. Tashmë duhet të mendojmë për takimin e radhës, që nuk do të jetë i lehtë. Përballjen me liqenorët e kemi vlerësuar shumë dhe shpresojmë t’ia dalim mbanë. Do të jetë e vështirë, por ne do të guxojmë dhe do të tentojmë surprizën. Kam besim te skuadra që është e plotë dhe nuk kemi asnjë mungesë në këtë sfidë. Do shpresojmë shumë që të zëmë katërshen e parë. Por, për të arritur këtë duhet të fitojmë patjetër në Pogradec dhe Besa të bëjë një hap fals”, tha Allamani.

ROMEO XINXIFI/ MARIGLEN MIRAKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"