Te Tirana nuk ka eufori as pas 3-0, Haxhiu: Në këtë sezon nuk mund të ulësh kurrë vigjilencën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2023 | 22:35

Te Tirana nuk ka eufori as pas 3-0, Haxhiu: Në këtë sezon nuk mund të ulësh kurrë vigjilencën

Rimal Haxhiu është kthyer në protagonist fiks i Tiranës në këtë edicion, duke luajtur si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje me bardheblutë. Së fundmi e ka bërë një gjë të tillë shumë mirë i avancuar, teksa sot ndihmoi ekipin të fitonte me shifrat 3-0 ndaj Teutës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës.

rimal haxhiu

Gjithsesi, ai thekson se ekipi nuk duhet të ulë përqendrimin pasi çdo gjë është e mundur në futbollin shqiptar.

“Ky 3-0 është një rezultat që normalisht në ndeshjen tjetër të çon më të qetë, por ky kampionat ka treguar që me çdo ekip që luan nuk duhet të ulësh kurrë vigjilencë. Ndaj edhe në ndeshjen tjetër do të shkojmë 100% të gatshëm për të dhënë maksimumin.

Ndryshimi i rolit? Është e vështirë, por çdo lojtar ka cilësitë e veta dhe përshtatet më mirë, besoj se p o e bëj mirë. Gjithmonë duhet të japim maksimumin dhe për sa kohë që ekipi fiton dhe shkon para, jemi në rregull.

Në ekipin që kemi momentalisht, trajneri më ka kërkuar të luaj para dhe për mua nuk është problem e jam i gatshëm të jap atë që kam për ekipin. Nuk e kam problem të luaj si para e mbrapa, mjafton që të luaj dhe të jem prezent në fushë dhe të bëj mirë. Trajneri më ka dhënë besimin dhe për këtë e falënderoj shumë.

Goli më ka munguar por besoj se do të vijë në momentin e duhur. Skuadra është kryesorja për momentin, kushdo që shënon është festë për mua”, tha për “Oversport” Haxhiu pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"