Të kuqtë e Partizanit piketojnë afrimin e Shtubinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2014 | 13:53

Të kuqtë e Partizanit piketojnë afrimin e Shtubinës

ShtubinaMesfushori i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, po përflitet si një mundësi përforcimi për Partizanin e trajnerit Shpëtim Duro. Lojtari njihet mirë nga trajneri dhe me karakteristikat e tij mund të aktivizohet në të dy krahët e mesfushës. Para disa ditësh shkodrani deklaroi se është në dilemë rreth të ardhmes, sepse Vllaznia po kalon një situatë të paqartë. 26-vjeçari e ka pohuar vetë se ka oferta nga ekipe të ndryshme, mes të cilave ndodhet edhe Partizani. Shtubina është nën kontratë me kuqeblutë, por ai e ka bërë të ditur se nuk do të vazhdojë me Vllazninë në të njëjtat kushte si në sezonin e fundit. Prandaj të kuqtë duan të përfitojnë nga kjo situatë dhe ta bëjnë të tyre mesfushorin, i cili i ka ndëshkuar sistematikisht kryeqytetasit. Shtubina njihet mirë nga stafi dhe nuk ka nevojë të testohet, siç pretendohet të veprohet me ata që do të vijnë nga jashtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"