Të gjithë të çmendur pas PSG-së, “avullojnë” edhe bileta që kushtojnë 1492 euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2017 | 18:00

Të gjithë të çmendur pas PSG-së, “avullojnë” edhe bileta që kushtojnë 1492 euro

Pasi ka vendosur një rekord në merkaton e futbollistëve me transferimin e Nejmar, PSG po bëhet gati të vendosë rekorde të tjera në Ligën e Kampioneve. Më fillimin e turneut më të famshëm për klube në Europë, janë bërë publike edhe çmimet e biletave për fazën në grupe dhe bie në sy se parisienët i kanë bërë tifozët të paguajnë shumë shtrenjtë spektaklin e yjeve që kanë afruar gjatë verës për të ndërtuar superekipin me të cilin synojnë trofeun.

82fea4e1fb4232b118ac2c8e4c728f73

Sipas listës së përpiluar nga “Marca”, çmimet e biletave të stadiumeve të caktuara nga klubet në Francë, Spanjë, Rusi dhe Itali janë ndër më të shtrenjtat, ndërsa ato në Portugali, Gjermani, Angli, Zvicër dhe Skoci janë më të lira.

Një nga arsyet pse tribunat në stadiumet angleze janë thuajse gjithmonë plot janë edhe çmimet e biletave. Për shembull Livepruli ka vendosur çmime biletash shumë të arsyeshme për fazën në grupe të turneut, që ndryshojnë nga 40 në 60 euro. Klubi ofron edhe 500 bileta me “shikueshmëri të reduktuar” që kushtojnë nga 10 euro. Çmimet e Çelsit ndryshojnë nga 30 në 90 euro, ato të Mançester Junajtid nga 40 në 63 euro, të Mançester Sitit nga 19 në 153 euro dhe të Totenhem nga 32 në 89 euro.

296849A300000578-3113517-image-a-28_1433616656877

Në Spanjë, çmimet ndryshojë nga ndeshja në ndeshje, në varësi të kundërshtarit. Ndaj një tifoz që do të shohë sonte ndeshjen Barça-Juve duhet të paguajë minimalisht 73 euro për një biletë. Por një biletë në “Santiago Bernabeu” për duelin mes Realit dhe APOEL kushton 25 euro. Sigurisht, më e shtrenjta, ënë tribunën përkrah legjendave të klubit, kushton 250 euro.

France Soccer Neymar

PSG ka rritur shumë standardet e çmimeve të saj që pas afrimit të Nejmar dhe Mbape. Edhe këtu, çmimet ndryshojnë në bazë të kundërshtarit. Në ndeshjen në grup ndaj Bajern Mynih, tifozët që nuk kanë abonim sezonal duhet të paguajnë minimalisht 134 euro për një vend në tribunë, ndërsa bileta më e shtrenjtë për atë ndeshje është 1492 euro. Sipas klubit, është e kotë të kërkosh aktualisht për bileta të tilla, pasi janë shitur të tëra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"