“Të gjithë kundërshtarët janë njësoj”, flet Dovedan: Kalendar i vështirë, por ndaj Teutës duam kthesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 9:28

“Të gjithë kundërshtarët janë njësoj”, flet Dovedan: Kalendar i vështirë, por ndaj Teutës duam kthesën

Humbja në Tiranë natyrisht që nuk ka lënë shije të mirë në radhët e skuadrës së Bylisit. Në Ballsh nuk kanë dashur që të merren aspak me gjykimin, por menjëherë janë treguar profesionistë, duke u përqendruar te ndeshja e radhës në Durrës, me Teutën, që është një duel mjaft i fortë.veljko dovedan

Trajneri Veljko Dovedan në prononcimin që ka dhënë para ndeshjes për “Panorama Sport” ka pohuar rëndësinë e këtij takimi. “Ndeshjen me Tiranën e kemi harruar. Vërtet humbëm, ndoshta dhe nuk e merituam, por kemi bërë një analizë për atë takim. Jemi një klub profesionist dhe duhet që të nxjerrim me detaje gabimet edhe kur ne fitojmë. Tashmë mendojmë për Teutën. Është një ndeshje delikate.

Kemi punuar shumë në aspektin psikologjik me lojtarët, në mënyrë që të bëjmë kthesën në këtë takim të vështirë. Nuk ka ndeshje të lehta apo kundërshtarë të lehtë. Për ne janë njësoj të gjithë, i vlerësojmë dhe është parë që ne tregojmë seriozitet në çdo fushë ndaj çdo kundërshtari. Ky është qëllimi im dhe këtë mundohem që t’ua injektoj lojtarëve”, tha trajneri i Bylisit.veljko dovedan

GRUMBULLIMI – Kanë zhvilluar dje stërvitjen dhe janë grumbulluar në kompleksin “Gjanica”. Paradite, lojtarët pasi të drekojnë do të udhëtojnë drejt Durrësit, nisur edhe nga koha që kanë në dispozicion, pasi ndeshja starton në orën 16:00 në “Niko Dovana”.

Ndryshe nga sfida me Tiranën, kur një ditë para ballshiotët u grumbulluan drejt Tiranës, në këtë sfidë kanë menduar ndryshe drejtuesit e mallakastriotëve.

Erjon Saliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"