Të gjithë besonin te ai, legjenda e Mançester Junajtid bëhet ‘’nostalgjik’’: Januzaj më i mirë që nga koha e Gigsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 20:12

Të gjithë besonin te ai, legjenda e Mançester Junajtid bëhet ‘’nostalgjik’’: Januzaj më i mirë që nga koha e Gigsit

Tekniku i të rinjve të Mançester Junajtid dhe ish-futbollisti i ‘’Djajve të Kuq’’ në vitet ’90-ë dhe 2000 Niki Bat e quan Adnan Januzajn si ‘’dështimin më të madh të akademisë së gjigantëve anglezë të futbollit’’.

Januzaj-min

Për prestigjiozen ‘’ESPN’’, Bat mendon se shqiptari i kombëtares së Belgjikës mund të ishte bërë një ‘’yll i vërtetë i futbollit’’.

‘’Për mua, dështimi më i madh i këtij klubi ka qenë Adnan Januzaj. Nuk mendoj se kam parë një futbollist kaq cilësor që nga koha kur shpërtheu Rajan Gigs. Ai ishte i pabesueshëm. Mund të bëhej një superyll botëror. Januzaj luan ende dhe do të ketë një karrierë të mirë. Jam i sigurtë që ai është një milioner tashmë dhe nuk ka nevojë të shtrihet në krevat për t’u shqetësuar për faturat që duhet të paguajë, por duhej të bëhej një yll i madh’’, deklaron 44-vjeçari.

24-vjeçari  e nisi karrierën në futbollin elitar në vitin 2013. Në debutimin e tij të plotë ndaj Sandërlendit në 5 tetor të 2013, mesfushori me tipare sulmuese realizoi dopietë duke i dhënë fitoren ‘’Djajve të Kuq’’ që atë kohë drejtoheshin nga Dejvid Mojes.

Por, ai nuk arriti të përmbushte pritshmëritë e shumë specialistëve duke u huazuar në sezonet 2015-2016 dhe 2016-2017 respektivisht te Borusia Dortmundi dhe Sandërlendi. Që prej 2017, aktivizohet si lojtar i Real Sociedadit në Spanjë.

_0_IMG_3547_945_

Jo vetëm kaq, por Januzaj pritej të kthehej në titullar te kombëtarja belge, por nuk ia doli të shkëlqente me kombëtaren e Belgjikës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"