Tatuazhet naziste në trup i prishin karrierën, boksieri italian pezullohet nga sporti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 19:31

Tatuazhet naziste në trup i prishin karrierën, boksieri italian pezullohet nga sporti

Një boksier italian i quajtur Mikele Broili është pezulluar nga sporti pas disa tatuazheve naziste në trupin e tij.

boksieri me tatuazhe

Ky vendim erdhi nga një kërkesë e Zyrës Kombëtare të Diskriminimit Anti-Racor drejtuar Federatës Italiane të Boksit duke kërkuar dëbimin e menjëhershëm të boksierit nga Trieste.

Në sfidën ndaj rivalit Hasan Norudine, Broili u pa me një numër të madh tatuazhesh me bazë nazizmin në trupin e tij duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Tatuazhet përshkruanin në veçanti simbolin e ”Schutzstaffeln”, Kokat e Vdekjes, një njësi paraushtarake e ngarkuar me kontrollin e kampeve të përqendrimit të Gjermanisë Nacional Socialiste.

broili

Tani Broili ndodhet nën hetim dhe nuk dihet nëse do të kthehet më në ring pasi çështja është ende nën hetim deri sa të mësohen shkaqet e vërteta të këtij veprimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"