Tare i plotëson dëshirën Sarrit, Lacio gjen akordin me ish-kapitenin e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2022 | 15:33

Tare i plotëson dëshirën Sarrit, Lacio gjen akordin me ish-kapitenin e Milanit

Një tratativë e cila ka zgjatur disa muaj duket se më në fund është përmbyllur me sukses, me Lacion që ka gjetur akordin me mbrojtësin Alesio Romanjoli për transferimin e tij në Romë.

ROMANJOLI

Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, ish-kapiteni i Milanit do të zyrtarizohet në ditët e ardhshme te Lacio ku do të firmosë një kontratë për 4-vitet e ardhshme me një pagë më të ulët se ajo që përfitonte te kuqezinjtë.

Lotito i plotëson kështu një dëshirë në merkato trajnerit Mauricio Sarri që e kishte kërkuar me ngul transferimin e mbrojtësit italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"