Talenti shqiptar stërvitet me ekipin e parë të Milanit (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2016 | 14:27

Talenti shqiptar stërvitet me ekipin e parë të Milanit (FOTO)

Kolonisë së shqiptarëve në Serinë A së shpejti mund t’i shtohet një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për Ismet Sinanin, 17-vjeçarin i cili është pjesë e të rinjve të Milanit.

Talenti i lindur në Beluno të Italisë u vu nën urdhrat e Vinçenco Montelës të enjten, duke u stërvitur me skuadrën e parë të kuqezinjve.

Ismet Sinani stervitje Milan

I rritur në skuadrat zinxhir të klubit milanez, Sinani këtë sezon luan me ekipin e të rinjve (Primavera).

Ismet Sinani Milan Primavera

Adoleshenti që mund të luajë qoftë si sulmues i parë qoftë në krah është pjesë e Kombëtares shqiptare U-17, me të cilën ka luajtur pesë ndeshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"