Takimi me Panuçin, reagon Taulant Xhaka: Unë do të jem gjithmonë i gatshëm për Kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2017 | 19:26

Takimi me Panuçin, reagon Taulant Xhaka: Unë do të jem gjithmonë i gatshëm për Kombëtaren

Mesfushori i Kombëtares, Taulan Xhaka ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Facebook” në lidhje me lajmin për refuzimin e takimit me Panuçin, duke e cilësuar të pavërtetë atë çfarë është shkruar në media.

Xhaka

STATUSI I XHAKES:

Të nderuar tifozë dhe i nderuar opinion publik. Gjithçka që sot shkruhet në media nuk është e vërtetë.
Unë nuk dua të merrem me detaje, por dua të them hapur publikisht, që me trajnerin  Panuçi kam pas kontakt pozitive.
Unë Taulant Xhaka jam gati edhe do jem gjithmonë gati për Kombëtaren kuqezi.

Unë do jem gjithmonë i gatshëm për Kombëtaren. 
Në çdo kohë do jem aty dhe kurrë nuk e kam menduar dy herë këtë vendim.

Jam krenar që perfaqësoj Kombëtaren kuqezi.
Falënderoj trajnerin per interesimin edhe angazhimin.

Me Respekt Taulant XHAKA

Xhaka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"