Takim pas 24 vitesh me Shkumbinin, Egnatia kërkon mrekullinë nga Kupa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2022 | 16:03

Takim pas 24 vitesh me Shkumbinin, Egnatia kërkon mrekullinë nga Kupa

Egnatia, mrekullia kërkohet nga Kupa e Shqipërisë Për herë të parë në historinë e saj 88-vjeçare, skuadra e Egnatias, vetëm në edicionin e kaluar ka arritur të luajë për herë të parë në çerekfinalen e Kupës. Madje u eliminua vetëm nga ekzekutimi i 11-metërshave pas dy barazimeve që ishin arritur si në Rrogozhinë, 1-1, ndeshja e parë dhe në Laç, 0-0, takimi i kthimit.

egnatia

Rrogozhinasit duhet thënë se në dy edicionet e fundit janë përmirësuar ndjeshëm në këtë kompeticion. Progresi që po vijon bie në sy dukshëm, si në kampionat, por edhe në Kupën e Shqipërisë, ku shpeshherë kanë bërë surpriza mjaft interesante.

PËRBALLJET – Rolet kanë ndryshuar. Egnatia luan tani në Superiore dhe Shkumbini dy kategori më poshtë. 24 vite më parë pozitat e dy ekipeve fqinje ishin shumë më të ndryshme nga sot. Shkumbini ishte pjesë e elitës në Kategorinë Superiore dhe Egnatia në Kategorinë e Dytë. Ishin rrogozhinasit që morën përsipër rolin e sfidantit. Vetëm një herë janë ballafaquar në Kupë këto dy skuadra, ku historia ka zgjuar në fakt interes në përballjet mes tyre edhe në Superiore për kampionatin e sezonit 2004-2005 kur Egnatia bënte të parin debutim të saj në elitë.

Në Kupë ndeshja e parë më 15.8.1998 ka përfunduar me barazimin spektakolar 2-2. Një javë më pas, edhe prej kushtëzimit nga kategoritë ku luanin respektivisht, ishte Shkumbini që fitonte edhe ndeshjen 4-1, edhe kualifikimin për më tej. Përballjet e këtij edicioni tanimë nuk do të jenë më të vetmuara. Pas këtyre, më 26 shtator Egnatia do të jetë mysafire në Peqin për ndeshjen e parë të turit të parë të edicionit të 71-të të Kupës së Shqipërisë, një ndeshje të cilën e kanë vlerësuar mjaft seriozisht.

MOMENTI– Pretendimet aktuale të të dyja skuadrave janë diametralisht të kundërta. Egnatia që luan të dytin sezon radhazi në Kategorinë Superiore, kërkon të shfaqet ashtu siç është në të vërtetë, një skuadër elitare. Në 21 edicionet e deritanishme ku ka marrë pjesë Egnatia ka arritur vetëm një herë në çerekfinale, ndërsa numëron 61 me 16 fitore, 14 barazime e 12 humbje dhe golavarazh total 70:121.

FATMIR EFICA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"