“Ta harrojë Barcelonën”, Kahn “i mbyll derën” Levandovskit: E presim në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2022 | 14:27

“Ta harrojë Barcelonën”, Kahn “i mbyll derën” Levandovskit: E presim në stërvitje

Temë e nxehtë ajo e Robert Levandovskit, i cili është shumë pranë kalimit te spanjollët e Barcelonës. Sulmuesi e ka shprehur dëshirën e tij, edhe pse ditët e fundit ka zbutur tonet dhe ka bërë një hap prapa.

Khan2

Ndërsa te gjermanët e Bajernit nuk janë të këtij mendimi dhe në lidhje me këtë ka folur shefi i bordit, Oliver Kahn. Ish-portieri i bavarezëve shprehet se Levandovski duhet të përqendrohet tek ekipi që është nën kontratë dhe Bajerni nuk po kërkon sulmues tjetër.

“Sa i përket Levandovskit, asgjë nuk ka ndryshuar. Ai është akoma nën kontratë me ne deri në vitin 2023. Këtu te Bajerni po presim me padurim ditën e parë të stërvitjes bashkë me Robertin”, u shpreh Kahn.

MANE

mane

Ndërkohë, shefi i bordit të Bajernit nuk harroi të komentonte edhe afrimin më të fundit, atë të sulmuesit senegalez Sadio Mane.

“Ne jemi të bindur se Sadio Mane do t’u japë tifozëve tanë shumë gëzim në vitet e ardhshme, me mënyrën e tij spektakolare të lojës dhe golat e tij. Ne donim gjak të freskët dhe kemi arritur të sjellim një lojtar absolutisht të klasit botëror për tri vite në Mynih. Nuk duhet të flisni shumë për cilësitë e tij, ai është i shpejtë, fleksibël dhe i rrezikshëm para portës.

Ai është absolut dhe kjo më bëri përshtypje që në fillim, një profesionist që dëshiron të fitojë tituj dhe për këtë arsye ka përfunduar në klubin e duhur. Me lojtarë si ai, të gjitha qëllimet e mëdha janë të mundshme për Bajernin. Kjo paketë lojtarësh është shumë, shumë e fortë”, tha Kahn që u pyet gjithashtu edhe për numrin që do të mbajë në shpinë sulmuesi, si edhe për ndonjë transferim tjetër. “Sadio tha që nuk është aq e rëndësishme për të, por që do ta shihni më pas se çfarë numri do të zgjedhë. Sa u përket transferimeve të tjera, dritarja është e hapur edhe për një kohë të gjatë. Ne do t’i mbajmë sytë hapur dhe do të shohim se çfarë është ende e mundur në tregun e lojtarëve”, përfundoi Kahn.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"