Sytë nga infermieria e Kukësit, Nica bën gati strategjinë anti-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2023 | 13:00

Sytë nga infermieria e Kukësit, Nica bën gati strategjinë anti-Tirana

Në Kukës kanë nisur përgatitjet në kuadër të ndeshjes që do të kenë këtë fundjavë me ekipin e Tiranës në transfertë. Të besuarit e Stavri Nicës vijnë në këtë sfidë pas një barazimi me Dinamon, që edhe pse erdhi në shtëpinë e tyre, shihet i rëndësishëm, sepse skuadra të paktën po vijon të jetë në mesin e tabelës. Në Kukës për momentin nuk duan të “fluturojnë” dhe t’i vënë vetes objektiv “Final 4”, edhe pse është një pozicion më se i arritshëm, por kërkojnë të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe objektiv të radhës të shohin vetëm ndeshjen që do të kenë në kalendar.

kukesi stavri nica

DËMTIMET – Praktikisht Stavri Nica ka luajtur pa një “mesfushë” në këto ndeshjet e fundit, ku bien në sy dëmtimet e gjata të Daniel Momoh, Françesko Hasaj dhe Abdou Mbarak.

Të tre këta futbollistë kanë pasur një rol të rëndësishëm në skuadrën verilindore në javët e para, por dëmtimet po i lënë gjatë jashtë fushe, duke i prishur jo pak punë teknikut, ku i është dashur të bëjë spostime dhe arnime për t’i zëvendësuar.

Momoh nuk luan që prej 27 shtatorit në barazimin pa gola ndaj Teutës, praktikisht rreth 40 ditë larg fushave dhegjasat janë që të mungojë ende.

Ndërsa Hasaj dhe Mbarak janëdëmtuar në ndeshjen me Laçinpara katër javësh dhe ende nukjanë rikuperuar, ku duket se dotë vijojnë të jenë ende larg fushave.

Një situatë që shpresohet të rikuperohet në javët në vijim, për vetë faktin se kampionati sa vjen e bëhet më i fortë dhe Kukësi nuk e ka luksin të bëjë pa kaq shumë lojtarë.

Për të mos llogaritur Rashitin që ende nuk ka ardhur në formën optimale pas atij dëmtimi që pati në kohën kur u dërgua huazim tek ekipi i Gjilanit për në Kupat e Europës.

ECURIA – Me ndeshjen ndaj Dinamo Sitit, Stavri Nica zhvilloindeshjen e dhjetë në krye tëskuadrës. Në dhjetë takime ai arriti të grumbullojë 14 pikë, me një bilanc prej katër fitoresh, dy barazimesh dhe katër humbjesh.

E mori në kuotën e zero pikëvepas dy javëve të para dhe nënjë situatë që jepte pak shpresë dhe tani Kukësi është kthyer në një skuadër që mund të fitojë ndaj kujtdo. Për këtë arsye, ndaj Tiranës do të luajnë për të marrë maksimumin e mundshëm, edhe pse edhe një pikë mund t’i bënte punë.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"