Suso i pakënaqur, “Djalli” mund ta këmbejë me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 13:08

Suso i pakënaqur, “Djalli” mund ta këmbejë me…

Suso nuk ndihet i lumtur në “San Siro”, aq sa marrëdhëniet e tij me drejtuesit e klubit janë krisur. Duke parë situatën e krijuar, Milani i ka vendosur syrin Xhengiz Ynder që luan për Romën. Kuqezinjtë po mendojnë që të largojnë spanjollin dhe t’i krijojnë vend 22- vjeçarit të verdhekuqve.

underr

Por, deri tani, bordi drejtues i Romës nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare, teksa heziton që të largojë anësorin Ynder, duke parë cilësitë që ka si dhe faktin se kushton të paktën 35 milionë €. Tashmë, e ardhmja e Susos, i cili ka dhënë pëlqimin për Romën, varet nga impenjimi i dy palëve.

Të mërkurën, sulmuesi u aktivizua si zëvendësues ndaj SPAL-it dhe tifozët e duartrokitën, por kjo mund të mos mjaftojë për të qëndruar te kuqezinjtë, pavarësisht se pas ndeshjes, edhe trajneri Pioli thuri elozhe për profesionalizmin e numrit 8 të skuadrës së tij.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"