Surpriza/ Sa shumë ish-partizanas, stafi aktual i Tiranës vjen nga të kuqtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2022 | 20:15

Surpriza/ Sa shumë ish-partizanas, stafi aktual i Tiranës vjen nga të kuqtë

Tre anëtarë të stafit të Tiranës kanë qenë pjesë e të kuqve mëparë. Thjesht janë pak “partizanas”. Si fillim Orges Shehi, i cilika luajtur nga 2006-ta deri në 2009-ën, ka me Partizanin 150 ndeshje, duke qenë edhe kapiten i skuadrës.

TIRANA

Edhe ndihmësi i Shehit, Artan Karapici ka qenë pjesë e të kuqve. Karapici kaluajtur nga 2006-2010, duke shënuar mbi 15 gola. Edhe Tani kaqenë lideri i skuadrës së kuqe.

tirana stoli

Nuk ka mbaruar drejtori Tefik Osmani. Për ata që nuk e dinë, Tefiku në sezonin 2007-2008 kaluajtur me të kuqtë 31 ndeshje, duke shënuar tre gola.

Osmani ka qenë si fillim pjesë e Partizanit dhe më pas kaloi te Tirana.Pra treshja është prodhim i kuq, para se të preknin bardheblutë. Një koincidencë për skuadrën e Tiranës…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"