SUPERIORE, JAVA 5/ Formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2018 | 22:38

SUPERIORE, JAVA 5/ Formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët

VLERËSIM I PANORAMA SPORT

Kategoria Superiore luajti këtë javë ndeshjet e javës së pestë, dhe “Panorama Sport” ju sjell vlerësimet për këtë javë, me formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët.

FORMACIONI MË I MIRË

 

Capture

TRAJNERI MË I MIRË – SKËNDER GEGA

Skënder Gega udhëheq Partizanin në ndeshjen më të mirë. Për lojën e të kuqve ishin të shumtë skeptikët, por ndaj Flamurtarit u pa në fushë skuadra e vërtetë. U shfaq një ekip agresiv dhe që të zbaviste me daljet e shpejta në sulm. Nuk i dha asnjë shans Flamurtarit dhe kjo për meritë të taktikës që ndoqi trajneri Gega, duke i marrë totalisht mesfushën kundërshtarit. Vlerësim maksimal edhe për Gentian Mezanin.

Gega

FORMACIONI MË I DOBËT

Capture1

TRAJNERI MË I DOBËT  – BLEDI SHKËMBI

Bledi Shkëmbi paralajmëroi pas humbjes së parë ndaj Kukësit se lojtarët me eksperiencë të Teutës duhet të bëjnë më tepër për të ndihmuar skuadrën në momentet kur vuan. Mirëpo, reflektimi ishte zero në transfertën e Gjirokastrës, aty ku Teuta u shkërmoq, duke pësuar tre gola. Në katër ndeshje ishte ndëshkuar vetëm një herë, ndërsa ndaj Luftëtarit tregoi limite, duke pësuar tre gola.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"