Sulmuesi i Kukësit gjen veten te moshat, shënon në ndeshjen e 21-vjeçarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2021 | 11:53

Sulmuesi i Kukësit gjen veten te moshat, shënon në ndeshjen e 21-vjeçarëve

Kukësi këtë sezon po bën paraqitje të mirë jo vetëm me ekipin e parë, por edhe skuadrën U21, ku u jepet mundësia të luajnë edhe lojtarëve që nuk gjejnë shumë hapësira.

Puntus

Kukësi U21 ka luajtur dje ndaj Turbinës U-21 dhe verilindorët e kanë fituar takimin në shifrat 2-1. Risia në formacionin e djeshëm ishte aktivizimi nga minuta e parë me ekipin e dytë i sulmuesit Artiom Puntus, i cili pas kthimit nga grumbullimi me kombëtaren moldave nuk e gjeti veten.

Puntus ka kaluar verilindorët në avantazh në pjesën e parë, ndërkohë që cërrikasit kanë barazuar në pjesën e dytë. Pak minuta para fundit, Veriu ka humbur një penallti teksa ishte Pjetri, i aktivizuar në pjesën e dyte, ai që ka gjetur rrugën e rrjetës.

Me ekipin U-21, u aktivizuan nga ekipi i parë Puntus dhe Rapo. Trajneri Rraman Hallaçi e nisi ndeshjen dje me këtë formacion: Collari, Karaj, Cani, Gjoni, Rapo, Skënderi, Karaj, Domi, Hallaçi, Veriu, Puntus.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"