Suksesi me Luzin, flet trajneri i portierëve të Skënderbeut: Fitore me vlera, u treguam pragmatistë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 10:12

Suksesi me Luzin, flet trajneri i portierëve të Skënderbeut: Fitore me vlera, u treguam pragmatistë!

Ervin Llapanji siguron fitoren e dytë si trajner. Pas asaj në Kupën e Shqipërisë kundër Maliqit, tani vjen radha e kampionatit. Përgatitësi i portierëve e quan tejet të rëndësishëm këtë trepikësh, ndërsa vlerëson pragmatizmin e Skënderbeut.

ERION LLAPANJI

“Ishte fitorja e parë në kampionat, ndaj mund të themi që kthesa erdhi. Ishte një trepikësh me shumë vlera e dimensione. Treguam se dimë të fitojmë edhe ndaj një ekipi që luan mjaft mirë.

Duhet ta pranojmë që Luzi 2008 bëri një ndeshje tejet cilësore.

Kjo fitore vlen shumëfish për vazhdimësinë tonë dhe dëshmon forcën tonë reale. U treguam pragmatistë, duke shënuar atëherë kur duhej”, tha Llapanji, që po zëvendëson në pankinë Migen Memellin e dënuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"