Strategjia e dështuar e Flamurtarit, një talent premtues në… stres

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2020 | 20:47

Strategjia e dështuar e Flamurtarit, një talent premtues në… stres

Një nga vlonjatët e talentuar të Flamurtarit përfundon në stol. Arinaldo Rrapaj është ulur në stol me ardhjen e trajnerit Marcelo Troisi.

arinald rrapaj

E ndërsa ish-trajneri Ilir Daja e afirmoi talentin vlonjat, Troisi nuk po aktivizon fare, edhe pse mund të thuhet se Rrapaj është i vetmi lojtar që jep shpresë për të ardhmen. Qysh në ndeshjen me Luftëtarin, Rrapaj nuk po aktivizohet më.

flamurtari

Pra, në katër ndeshje, që nga takimet me Luftëtarin e më tej me Laçin, Bylisin dhe Tiranën, vlonjati, që dikur ishte titullar i padiskutuar, u ul në stol. Klubi ka një strategji të paqartë për të ardhmen, ku për lojtarët brazilianë, po sakrifikon talentet vlonjate.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"