Stojku: Unë i qëndrova në krah arbitrit, për penalltinë dua që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2019 | 16:30

Stojku: Unë i qëndrova në krah arbitrit, për penalltinë dua që…

Pas barazimit të Kamzës me Laçin me rezultatin 1-1, trajneri i vendasve është shprehur i kënaqur nga loja e futbollistëve të tij.

Gjithashtu Stojku ka pohuar se nuk mund të flas për rastin e panalltisë së dhënë, pasi i duhet të shohë sërish rastin e dyshimtë. 

bandicam 2019-03-03 16-27-10-588

Ndjeni keqardhje, ishte penalltia?

Nuk dua të merrem me këtë pjesë. Në ndeshjen e parë me Kukësin kemi luajtur shumë mirë, edhe sot luajtëm mirë. Kemi detyruar kundërshtarin të luaj me topa të gjatë. E bllokuam mesfushën. Lojtarët zbatuan detyrat në pjesën më të madhe të lojës Jam shumë i kënaqur me lojtarët dhe ato që kanë bërë.

Sa besoni te mbijetesa?

Unë besoj te matematika. Deri sa matematika të na i lejoj do të vazhdojë të besoj. Janë edhe 12 ndeshje dhe është normale të mos ulim kokën e të kërkojmë tre pikët që në ndeshjen e radhës.

Mendoni se ishte i drejtë Hamiti sot?

Unë dua të merrem vetëm me pjesën e fushës. I kam dalë në krah arbitrit. Dua ta shoh vet dhe qartë ka qenë apo jo. Unë i kam dalë në krah Hamitit mos të ndodh asgjë.

Keni gabuar në 10 minutat e fundit, kaq shumë iu vështirësoi Laçi?

Kur është një ndeshje me presion të tillë. Në minutat e fundit detyrohesh të tërhiqesh. Futbolli nuk matet me rastet e humbura, pasi edhe ne humbëm raste.

A i druheni një vendimi me dënim ose me heqje pikësh?

Unë s’dua të ketë një dënim të tillë, asnjë trajner se do për ekipin e tij. Unë jam munduar të ruaj qetësinë sa të normalizohet gjëndja.

Marrë nga emisioni “Gol pas goli”, në Supersport.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"