Stojku shpërfill Sopotin: Pogradeci është super

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2015 | 21:19

Stojku shpërfill Sopotin: Pogradeci është super

Gentian StojkuPogradeci ka përfitu ar nga shtyrja e ka mpionatit duke i shfrytëzuar ditët që kishte në dispozicion për t’u stërvitur dhe për të korrigjuar ato mangësi që nuk kanë shkuar siç duhet në këto tetë javë.

Liqenorët do të përballen në fundjavë me Sopotin në fush- ën e tyre dhe do të kërkojnë medoemos fitoren për të mos iu larguar kryesuesve të Luftëtarit. Këto ditë, vëmendja e trajnerit Gentian Stojku është përqendruar pikërisht te ndërtimi i formacionit për sfidën e radhës. Një ndeshje e vështirë, pasi edhe librazhdasit synojnë Superioren. Për Stojkun është një sfidë disi e veçantë, duke qenë se Sopotin e ka drejtuar sezonin e kaluar.

Stojku

“Jemi stërvitur me intensitet këto ditë që kishim në dispozicion. Jam tepër i kënaqur me lojtarët tek të cilët krahas përgatitjes serioze shoh edhe dëshirën për të arritur më të mirën. Tashmë dihet dhe këtë e kam deklaruar edhe herë të tjera që synimi ynë në çdo ndeshje është vetëm fitorja. Në fushën tonë nuk duhet t’i diskutojmë tri pikët. Kam shumë besim se do të vazhdojmë në rrugën e sukseseve. Këtë e mbështes në faktin që lojtarët i kanë mundësitë fizike, teknikotaktike për të përballuar çdo kundërshtar. Tani për tani do të përqendrohemi në ndeshjen e radhës ndaj Sopotit ku unë kërkoj impenjim dhe mobilizim. Ne do të bëjmë punën tonë, ku synojmë 3-pikëshin dhe për të besuar se do të kapim kreun shumë shpejt”, shprehet fillimisht Stojku. I pyetur në lidhje me faktin që skuadrën librazhdase e ka drejtuar sezonin e kaluar, trajneri përgjigjet:

“E kam drejtuar ekipin vitin e kaluar dhe ka një grup të mirë. Por, Pogradeci është shumë më i kompletuar dhe më luftarak. Këtu dua të shtoj që te Pogradeci ka një bashkëpunim më të madh mes drejtuesve dhe lojtarëve dhe kjo reflektohet edhe te rezultatet. Jemi të mobilizuar dhe të gjithë futbollistët besojnë te fitorja. Do të luajmë në fushën tonë dhe do të kemi edhe mbështetjen e tifozëve”, përfundon prononcimin e tij për “Panorama Sport” trajneri Gentjan Stojku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"