Stivi Frashëri fiton gjyqin në KAS me skuadrën arabe, tani është portier i lirë dhe zbulon ofertat që ka Shqipëria dhe Kosova

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2024 | 15:36

Stivi Frashëri fiton gjyqin në KAS me skuadrën arabe, tani është portier i lirë dhe zbulon ofertat që ka Shqipëria dhe Kosova

Stivi Frashëri pritet të rikthehet në fushat e blerta pas gjashtë muajve pauzë. Portieri shqiptar u larguar në verë nga Ballkani dhe më pas gjeti marrëveshje me skuadrën nga Liga e Parë e Arabisë Saudite, Xhedah.

frasheri

Megjithatë Frashëri nuk ka luajtur fare për këtë skuadër, pasi nuk mundi të udhëtoj shkaku i vizës së punës në Arabinë Saudite dhe drejtuesit e Xhedah regjistruan një futbollist tjetër të huaj.

Frashëri kishte nënshkruar kontratë dhe tani ka dalë i lirë pasi ka fituar gjyqin ndaj skuadrës arabe ku ka fituar edhe një shumë të majme të parave nga kontrata që kishte me këtë klub.

33-vjeçari ka treguar për “Telegrafin” se tani është një lojtar i lirë pasi fitoi gjyqin në KAS me klubin arab.

“Unë tani jam një portier i lirë, pasi kam fituar gjyqin në KAS me Xhedah Klub në Arabinë Saudite. Sot klubi ka pranuar të bëj pagesën e plotë për moskorrektësinë e tyre dhe tani nuk kam asgjë me këtë skuadër”, ka deklaruar Frashëri për “Telegrafin”.

“Dua të falënderoj menaxherin dhe mikun tim Faisal si dhe avokatin Mavuli Kuaku si dhe agjencinë e tij  “AVORGAH Director of M.I.G Mak International Group, a Sports Management” për gjithçka që bënë në këtë betejë ligjore”, deklaroi portieri i njohur shqiptar.

E ardhmja-

“Nga sot do shqyrtoj edhe mundësitë që më janë ofruar nga Prishtina në Kosovë apo Dinamo City në Shqipëri. Gjithashtu ka shumë skuadra që më kanë kontaktuar, por nga sot do t’i shqyrtojë të gjitha ofertat, pasi tani jam një portier i lirë dhe pa obligime ndaj asnjë skuadre”, u shpreh portieri Stivi Frashëri.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"