Stërvitja e parë/ Nga Veseli biond, te lojtarët e Shpresave që i bashkohen Kombëtares dhe Silvinjo si vëzhgues (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2024 | 19:52

Stërvitja e parë/ Nga Veseli biond, te lojtarët e Shpresave që i bashkohen Kombëtares dhe Silvinjo si vëzhgues (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvillo sot stërvitjen e parë për vitin 2024 nën urdhrat e trajnerit Silvinjo. Një seancë stërvitore ku trajneri ka parë lojtarët për herë të parë pas shumë muajsh në fushën stërvitore, teksa kishte edhe emra që nuk kishin qenë më parë nën urdhrat e tij.

MixCollage-18-Mar-2024-07-51-PM-408

Këtu bëhet fjalë jo vetëm për Arbër Hoxhën, i cili është risia e këtij grumbullimi, por edhe disa futbollistë të U21. Ata iu bashkuan grupit për të plotësuar lojtarët për një ndeshje të vogël kontrolli për ata që nuk u stërvitën me përgatitësit atletikë për shkak të ngarkesave të larta që kishin marrë duke luajtur dje me klubet përkatëse.

Në videon e publikuar nga FSHF, shihet se atmosfera ishte shumë e relaksuar në grupin kuqezi, teksa mes lojtarëve kishte edhe surpriza sa i përket look-ut, pasi Frederik Veseli u shfaq këtë herë në grumbullim me flokët e lyera biond.

Ndërkaq, në një moment, shihet Silvinjo i cili pasi kishte dhënë udhëzimet në fushën e lojës për ndeshjen e kontrollit, kthehet në një vëzhgues duke parë nga tribuna veprimet e futbollistëve të tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"