Stefano Piolin e braktisin edhe tifozët, shefi i ultrasve: Klubi të marrë masa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 20:42

Stefano Piolin e braktisin edhe tifozët, shefi i ultrasve: Klubi të marrë masa

Tani Stefano Pioli është vërtet vetëm. Jo thjesht sepse askush te drejtuesit e Milanit nuk pranoi të fliste në fund të ndeshjes së humbur ndaj Romës, por edhe, sepse tifozeria e organizuar, ajo e “Pioli është flakë” ka shkarkuar zyrtarisht trajnerin e titullit. Nga profili i tij në “Instagram” flet në emër të të gjithëve Luka Luçi, kreu historik i “Curva Sud” dhe fjalët e tij nuk lënë vend për dyshim:

fbl-ita-seriea-juventus-ac-milan-1-min

“I nderuar trajner, dëshiroj të të kujtoj fort si arkitektin e një prej kampionateve më të bukur në historinë e Milanit, por jemi në pikën ku rrugët duhet të ndahen në mënyrë të pashmangshme dhe do të shtojë se të gjithë ne tifozët kemi duruar edhe pak si shumë!”.

Për të vazhduar: “Sigurisht që nuk jam nga ata që drejtojnë gishtin tek individi, sepse të gjithë e kanë të qartë se faji për një sezon si ky duhet të ndahet në disa fronte! Sigurisht që nuk mund të jetë një vend i dytë që të na kënaqë apo të na bëjë krenarë për Milanin tonë, sepse nëse alibia e përballjes me një grup të vështirë është e vlefshme për Champions-in, duhet pranuar gjithashtu se Kupa e Italisë dhe Liga e Europës ishin objektiva të arritshme në të cilat mund të fokusoheshim fuqishëm. Me një bilanc të vogël, tashmë duket i detyrueshëm zëvendësimi i trajnerit përpara një Milani që ka kohë që është i mërzitshëm, pa lojë, konfuz, i papërshtatshëm dhe i papërgatitur veçanërisht në ndeshjet vendimtare. Ekipi ka nevojë për ndryshimin e drejtimit, stimujve të rinj dhe mbi të gjitha për të gjetur lojën e humbur prej kohësh!”.

DREJT DERBIT

Luçi vazhdon duke u ndalur te derbi i së hënës së ardhshme, i cili mund t’i japë Interit titullin e yllit të dytë: “Tani na pret një derbi që do t’i jepte një kuptim të veçantë fitores së yllit të tyre, pas një sezoni të sheshtë, me një skudeto që nuk u diskutua kurrë e për të cilin as u luftua. Derbi tani nuk ka ndonjë rëndësi e madhe, por nëse nga njëra anë rezultati do të llogaritet për poshtërimin që duan të na bëjnë, nga ana jonë duam të fitojmë atë ndeshje që ka munguar prej shumë kohësh. Mbylleni sezonin me profesionalizmin duhet të dallojë çdo profesionist, por sigurisht që tifozët nga sot nuk duhet të presin më asnjë përgjigje!”.

Nga trajneri te lojtarët e deri te klubi, lideri i “Curva Sud” ka komente për të gjithë: “Presim veprime nga një klub që sigurisht duhet të njihet se ka bërë investime të rëndësishme verën e kaluar (për fat të keq duke harruar departamentin më të rëndësishëm), por që duhet megjithatë të fajësohen për një palëvizshmëri si gjatë sezonit dhe mbi të gjitha në janar, çka bëri që ky vit të kalonte në anonimitet të plotë, pavarësisht se problemet e skuadrës dhe të lojës janë të dukshme!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"