Statistikat në favor, Shqipëria ka triumfuar 5 herë ndaj Moldavisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2023 | 12:17

Statistikat në favor, Shqipëria ka triumfuar 5 herë ndaj Moldavisë

Shqipëria do të sfidojë në transfertë Moldavinë në orën 18:00 në stadiumin ‘Zimbru’, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset “EURO 2024”.

WhatsApp Image 2023-11-17 at 12.15.20

Përsa i përket statistikave të përballjeve mes dy ekipeve, kuqezinjtë ia kanë dalë të triumfojnë 5 herë, ndërsa vetëm një takim ka përfunduar në barazimin 0-0.

Triumfi më i thellë është ai i 14 tetorit 2019 ku Shqipëria mposhte me rezultatin 4-0 në transfertë Moldavinë. Suksesi i fundit u regjistrua në qershorin e këtij viti në “Air Albania”, ku Kombëtarja e Silvinjos mposhti Moldavinë 2-0 falë golave të Jasir Asanit dhe Nedim Bajramit. Në këto 6 duele, Shqipëria ka shënuar 14 gola, ndërsa ka pësuar vetëm 2.

alb

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"