Statistikat/ Kale dhe Ngo, dy mjeshtrit e asisteve te kryeqytetasit. Ja çfarë duhet të dini për bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 18:46

Statistikat/ Kale dhe Ngo, dy mjeshtrit e asisteve te kryeqytetasit. Ja çfarë duhet të dini për bardheblutë

Edon Hasani është golashënuesi më i mirë i Tiranës me gjashtë gola, por në asiste shkodrani është shumë më pas se disa shokë të tjerë të ekipit. 

edon hasani

Në krye të lojtarëve me më shumë asiste është Majkëll Ngo. Anglezi ka dhënë gjashtë asiste, duke qenë një nga më të suksesshmit këtë sezon. Pas tij një tjetër i huaj, Elton Kale. Mesfushori ka dhënë pesë pasa për gol. Në podium Grent Halili, i cili ka dhënë tri asiste.

ngo kale

Katërshen e parë e mbyll argjentinasi Torasa me dy pasime, ndërsa me nga një asist janë Hasani, Batha, Hoxhallari, Kobina dhe Vangjeli.

Sezoni i shkuar – Ashtu si një vit më parë, në krye është Majkëll Ngoja. “Mbreti” i sezonit të shkuar ishte Majkëll Ngo me nëntë pasa të sakta, duke qenë një nga lojtarët më rezultativë dhe që ka ndërtuar shumë gjatë këtij sezoni. Nga 31 asiste të golave, Ngo mbante “pjesën e luanit”. Nuk binte më poshtë as Bedri Greca, me gjashtë asiste. Mëkati është që ky futbollist nuk është më pjesë e bardhebluve.

kobinaaa

Me pesë asiste ishte Unful Kobina. Ganezi nuk mbetet pas në këtë drejtim, por ai u shfaq vetëm në fund të sezonit të shkuar me pasat e arta. Pesëshja e vjetshme plotësohej nga Edon Hasani dhe Asion Daja.

batha

 Më i aktivizuari – Idriz Batha është lojtari më i aktivizuar ndër bardheblutë. Gjirokastriti i Tiranës ka më shumë se 1390 minuta në fushën e lojës. Batha ka humbur vetëm një takim nga 17 javët e kampionatit, pikërisht kur ka qenë i pezulluar.

Tirana asist

Në vendin e dytë Erjon Hoxhallari, me 1324 minuta. Më pas, Kristi Vangjeli me 1175 minuta, Ilion Lika 1125, Tefik Osmani, 1092 minuta. Uinful Kobina, Majkëll Ngo, Edon Hasani janë të gjithë lojtarë që janë aktivizuar më shumë se 1000 minuta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"