Statistikat e Sasuolo-Milan/ Vendasit duan pikë mbijetese, “Djalli” për të shmangur krizën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 10:38

Statistikat e Sasuolo-Milan/ Vendasit duan pikë mbijetese, “Djalli” për të shmangur krizën

Sasuolo i ka shënuar 30 herë Milanit në Serie A. Vetëm kundër Xhenoas (34) zigjelbërit kanë bërë më mirë në kampionat. Duhet thënë gjithashtu se 16 gola erdhën në 7 ndeshjet e para, ndërsa 14 gola në po aq sfida të ardhshme.

sasuolo milan

– Pasi fitoi tri ndeshjet e para në shtëpi në Serie A kundër “Djalli” mes 2014 dhe 2016, Sasuolo mori vetëm një pikë në shtatë ndeshjet e ardhshme në stadiumin MAPEI. Vetëm kundër Napolit (tetë) kanë një seri më të gjatë ndeshjesh në shtëpi pa sukses sesa kundër kuqezinjve (shtatë) në Serinë A.

– Sasuolo ka arritur të shmangë humbjen në tri nga katër ndeshjet e fundit të Serisë A (F1, B2), aq herë sa në 14-të e mëparshme (F1, B2, H11).

– Ekipi i Piolit ka marrë 68 pikë deri më tani pas 31 ndeshjeve të luajtura këtë kampionat, një më shumë sesa 67 të regjistruara në sezonin e titullit të fundit (2021/22) në të njëjtën pikë të turneut: e vetmja herë që kuqezinjtë kanë grumbulluar më shumë se 70 pikë pas 32 ndeshje në një kampionat të vetëm A në epokën e tri pikëve për fitore ishte në 2003/04 (79).

– Djemtë e Davide Balardinit ka shënuar në të gjitha 10 ndeshjet e fundit të Serisë A në shtëpi dhe vetëm tri herë kanë bërë më mirë: 11 midis majit 2015 dhe janarit 2016, 11 midis shtatorit 2019 dhe shkurtit 2020 dhe 14 midis dhjetorit 2020 dhe majit 2021. .

– Milani ka fituar tri transfertat e fundit në Serie A dhe nuk ka bërë më mirë në kampionat që nga periudha midis shtatorit dhe tetorit 2021 (katër në atë rast). Gjithashtu, kuqezinjtë kanë arritur 6 suksese në transfertë gjatë vitit 2024, teksa më mirë në pesë ligat kryesore evropiane ka bërë vetëm Leverkuseni (7).

– Ajo kuqezi është skuadra që ka goditur më shumë në portë në vitin 2024 në Serinë A: 80, saktësisht 35 më shumë se Sassuolo (45), i cili në këtë periudhë ka bërë më mirë se Lacio (44), Monza (43), Empoli (42) dhe Salernitana (38).

– Milani (nëntë) dhe Sasuolo (tetë) janë dy ekipet që kanë pësuar më shumë gola nga jashtë zone në këtë Serie A. Në pesë kampionatet kryesore europiane në vazhdim, vetëm Bërnlej (13), Shefild Junajtid (11) dhe Darmstadt (10) kanë pësuar më shumë gola në distancë, ndërsa Gladbahu gjithashtu ka nëntë.

– Në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Leçes, Kristian Pulisiçi mbërriti në kuotë dyshifrore golash. Mesfushori i fundit i “Djallit” që shënoi më shumë se 10 gola, pa përfshirë penalltitë, në një sezon të vetëm të Serisë A ishte Kaka në sezonin 2005-06 (11).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"