Statistikat e Luton-Siti/ Pep kërkon të shmangë rekordin negativ pa fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2023 | 13:09

Statistikat e Luton-Siti/ Pep kërkon të shmangë rekordin negativ pa fitore

Mançester Siti do të përballet në transfertë me Lutonin në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Premier Ligë. Ja statistikat e përballjeve mes tyre:

erkl

– Hera e fundit që Mançester Siti dhe Lutoni janë përballur mes tyre ka qenë në kategorinë e tretë në vitin 1999, ndërsa golat e Pol Dokovit dhe Toni Vauganit i jepnin fitoren 2-0 “qytetarëve” në “Maine Road”.

– Siti ka 9 ndeshje i pamposhtur kundër Lutonit, që prej humbjes në shtator 1986, kur Braian Shtein shënoi të vetmin gol në “Kenilworth Road” (4 fitore, 5 barazime).

– Kampionët e Anglisë nuk fitojnë në 4 ndeshjet e fundit në Premier Ligë, ku kanë siguruar 3 barazime, 1 humbje dhe kjo barazon serinë më të gjatë me trajnerin Pep Guardiola në stol, vendosur mes marsit dhe prillit të vitit 2017.

– Siti nuk ka shkuar kurrë 5 ndeshje radhazi pa fituar në Premier Ligë që prej serisë së 7 ndeshjeve mes tetorit dhe nëntorit 2009, ndërsa një gjë e tillë nuk i ka ndodhur kurrë Pep Guardiolës në karrierë.

– Humbja e fundit e Sitit në kampionat ndaj një rivali të ngjitur atë sezon ka qenë në shtëpi me Lidsin në prill 2021.

– Erling Haland ka shënuar 9 gola në 8 ndeshje në Premier Ligë kundër skuadrave të ngjitura.

– Mançester Siti është i pamposhtur në 43 ndeshje të kampionatit dhe kupave (33 fitore, 10 barazime) në të cilat Rodri ka luajtur, por i ka humbur pesë ndeshjet e fundit në të cilat mesfushori spanjoll ka munguar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"