STATISTIKA/ Ndeshja hapëse tregon fatin e sezonit, ja si ka nisur Elbasani 10 edicionet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2020 | 23:25

STATISTIKA/ Ndeshja hapëse tregon fatin e sezonit, ja si ka nisur Elbasani 10 edicionet e fundit

Elbasani ka njohur kundërshtarin e javës së parë dhe ka nisur përgatitjet për ndeshjen hapëse me Egnatian, edhe pse ende pa një datë të saktë. Sfida e parë sigurisht që nuk është vendimtare, por në aspektin moral ndikon shumë. Kështu ka ndodhur me elbasanasit dekadën e fundit, ku rezultati i ndeshjes hapëse ka qenë një barometër për sezonin që ka zhvilluar skuadra. Fitorja nënkuptonte ngjitjen një kategori më lart, barazimi do të thoshte rrezik rënie dhe humbja tregonte rënien nga kategoria. Nëse ky ritual do vijojë edhe këtë sezon, mbetet për t’u parë rezultati me rrogozhinasit dhe më pas verdikti final.
Turbina-Elbasani
STARTI – Për të përligjur rëndësinë e ndeshjes së parë, “Panorama Sport” ka bërë një hulumtim të startit të sezonit në dekadën e fundit. Në 8 raste Elbasani ka qenë pritës dhe në 2 raste udhëtues, ndërkohë që bilanci nuk mund të konsiderohet as pozitiv dhe as negativ. Në tre raste që e ka nisur kampionatin me fitore, dy herë u ngjit një kategori më lart, ndërsa një herë ishte afër, por pa ia arritur dot. Në 3 rastet që Elbasani e ka nisur me barazim, në 2010-2011- ën me Tiranën në Superiore në fund nuk i shpëtoi rënies, ndërsa siguroi qëndrimin në 2011-2012-ën në barazimin ndaj Skraparit dhe në 2015-2016-ën ndaj Lushnjës. Humbja është ajo që e “djeg” ekipin, teksa në 2 raste ka rënë nga kategoria dhe 1 herë shpëtoi në “play-out”, kurse sezonin e kaluar shpëtoi javën e fundit. Sipas shifrave të kësaj dekade, ndeshja e parë ka rëndësi të veçantë për Elbasanin, ndaj dhe sfida me Egnatian duhet fituar, ose të paktën nuk duhet humbur.

elbasaniii

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"