VIDEO/ Magjia e “Bernabeut” godet përsëri, përmbysja e çmendur e madrilenëve përballë Bajernit i çon në finalen e Champions-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2024 | 0:06

VIDEO/ Magjia e “Bernabeut” godet përsëri, përmbysja e çmendur e madrilenëve përballë Bajernit i çon në finalen e Champions-it

Real Madrid-Borusia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League. Në mitikun “Wembley”, 1 qershor. 

 

GNFadtJXMAAtE4B

“Los Blancos” e Karlo Ançelotit iu falën dygolëshit të vonë të Joselut për të thyer dhe eliminuar Bajern Mynih, me shifrat 2-1. Duket se “magjia” e stadiumit “Santiago Bernabeu” goditi përsëri.  

Sulmuesi 34-vjeçar erdhi nga stoli dhe realizoi dy gola historikë, duke zhvlerësuar eurogolin e Alfonso Dejvis. 

Sukses i jashtëzakonshëm i Realit të Madridit. Rekordmenët e turneut më të rëndësishëm për klube me 14 suksese. Madrilenët, do të luajnë finalen e 6 në 10 vitet e fundit. Pesë të parat i kanë fituar… 

FT: REAL MADRID – BAJERN MYNIH 2-1

Hozelu 88′ , 90+1′ / Dejvis 68′

KOMENTI LIVE:

90+13′ Bajerni gjeti rrugën e rrjetës me De Ligt, por goli anulohet pasi më herët gjyqtari vërshëllehu për pozicion jashtë loje. (VIDEO) 

90+1′ GOOOOL REALI 2-1/ Përmbysje e çmendur, madrilenët shënojnë edhe golin e dytë me Hozelu. Festë elektrizuese në “Bernabeu”. (VIDEO) 

90′ Akordohen 9 minuta shtesë!

88′ GOOOOL REALI 1-1/ Vendoset baraspesha, Joselu përfiton nga një pasiguri e Nojer duke tundur rrjetën. (VIDEO) 

82′ Tjetër rast i artë shënimi për Realin me Vinicius Zhunior, por sulmuesi nuk koordinohet siç duhet. teksa tentativa e tij shkon mbi kuadrat. (VIDEO) 

72′ Dejvis shkakton autogol, por anulohet për shkak të fuallit të shkaktuar nga Naço ndaj Kimishi. (VIDEO) 

68′ GOOOOL BAJERN 0-1/ Shtanget “Bernabeu”, Alfonso Dejvis kalon në avantazh gjermanët me një supergol. (VIDEO) 

66′ Musiala lëviz bukur brenda zonës, provon me të majtën, por topi grushtohet nga Lunin në këndore. (VIDEO) 

60′ Nojer sërish protagonist duke i thënë “jo” gjuajtjes së Vinicius. (VIDEO) 

59′ Nojer bën sërish heroin, duke i mohuar një supergol Rodrigos nga goditja e dënimit. (VIDEO) 

55′ Ndizet supersfida, goditja e Rodrigo brenda zonës, shkon ngjitur me shtyllën e Nojerit. Me fat bavarezët në këto minuta (VIDEO) 

53′ Tjetër rast i rrezikshëm për Bajernin me Kejn, por tentativa e tij ndalet nga portieri Lunin. (VIDEO)

47′ Rastin e parë të rrezikshëm në këtë pjesë të dytë e krijon Bajerni me Dejvis, por topi devijohet dhe shkon mbi traversë. (VIDEO) 

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

39′ Zgjatje vendimtare e portierit Manuel Nojer, që i mohon golin Vinicus Zhunior, pas një harkimi në formë gjuajtje që për pak sa nuk përfundoi në rrjetë (VIDEO) 

28′ Krijohet iluzioni i golit në “Bernabeu”, Kejn provon me një gjuajtje fluturimthi, topi devijohet nga një mbrojtës dhe portieri Lunin dhe shkon në këndore. (VIDEO) 

27′ Bajerni bën një zëvendësim të detyruar, largohet nga fusha Gnabri i dëmtuar, vendin e tij e merr Alfonso Dejvis.

13′ Drithërima në portë e Bajernit, shtylla dhe Nojer i mohojnë golin Realit. (VIDEO) 

8′ Kundërpërgjigjet Bajerni me Gnabrin, por sulmuesi gabon në finalizim, teksa as nuk shënjestron portën dhe as nuk asiston për shokun e skuadrës brenda zonës. (VIDEO) 

6′ Minuta mjaft të mira për Realin, që i shkon pranë golit të avantazhit me Rodrigo, por sulmuesi brazilian nuk arrin të devijojë dot topin pavarësisht zgjatjes. Ndërkohë që Bellingham rrëzohet brenda zonë, por nuk ka penallti. (VIDEO) 

1′ Reali e nis zjarr sfidën, teksa fiton goditjen e parë nga këndi në sekondën e 17-të me Vinicius.

1′ Starton sfida në “Bernabeu”!

FORMACIONET ZYRTARE

REAL MADRID (4-3-2-1): Lunin; Karvahal, Rydiger, Naço, Mendi; Valverde, Kros, Tçuameni; Bellingam; Rodrigo, Vinicius.

Trajner: Karlo Ançeloti

BAJERN MYNIH (4-2-3-1): Nojer; Mazraui, Dajer, De Ligt, Kimish; Pavloviç, Laimer; Gnabri, Musiala, Sane; Kejn.

Trajner: Tomas Tuhel

adssdaadsdasadsadsads

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"