Statistika interesante, ja 3 rivalët që nuk i ka mundur Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 23:06

Statistika interesante, ja 3 rivalët që nuk i ka mundur Tirana

Tirana ka një problem të madh këtë sezon. Disa tabu nuk i ka thyer. Kështu, bardheblutë nuk kanë një fitore me tri skuadra në kampionat. Bëhet fjalë për Erzenin, Laçin dhe Partizanin. Kundër tyre nuk ka triumfuar dot.

tirana

Një situatë e kundërt me vjet kur bardheblutë i kishin mundur të gjitha skuadrat. Problemi i vjetshëm ka qenë vetëm Teuta dhe Bylisi. Me të parët ishte mundur tri herë, ndërsa me Bylisin u “saldua” në tri barazime dhe një fitore.

Këtë sezon, “magazina” e pikëve është Dinamo kundër të cilës ka marrë 10 dhe Kukësi me 9. Shkurt, kundër dy skuadrave ka marrë gjysmën e pikëve në kampionat. Të premten e 29 marsit do të luhet Tirana-Teuta. Sfida është planifikuar të luhet në orën 19:00, me shumë mundësi në “Air Albania”.

Bardheblutë duhet të tregojnë veten dhe të mbajnë ritmin, pasi rrezikojnë të humbasin kontaktin me kreun. Nga ana tjetër, Tirana këtë sezon ka katër barazime dhe një fitore me Teutën në 90 minuta të luajtura me durrsakët. Këtë herë duhet të fitojë, pasi Teuta është kthyer në ekipin ters të Tiranës.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"