STATISTIKA/ “Bomberat” jashtë modës, Tirana nuk ka një “snajper” prej…10 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2020 | 18:41

STATISTIKA/ “Bomberat” jashtë modës, Tirana nuk ka një “snajper” prej…10 vitesh

Tirana e ka humbur golashënuesin tipik. Këtë e tregojnë statistikat e kampionateve të fundit, me Tiranën që sajohet në sulm mes mesfushorëve dhe atyre që shënojnë jo më shumë se 10 gola. Në futbollin e viteve të fundit, ku në përgjithësi është zhdukur golashënuesi, një gjë të tillë e vuan edhe Tirana. Bardheblutë si çdo skuadër tjetër në Superiore nuk e kanë njeriun e golit. Edhe ata që dinë të shënojnë menjëherë merren nga skuadrat jashtë Shqipërisë dhe ekipe si Tirana detyrohen që të vërtiten me lojtarë të ndryshëm jo bomber.

tirana
Dhe të thuash që bardheblutë në historinë e tyre kanë nga ata lojtarë që kanë shënuar edhe 30 gola, por që për shumë vite nuk po gjejnë njeriun e golit.
indrit-fortuzi-5d1484ee-4730-4f2b-97bf-0f57b58396a-resize-750
Indrit Fortuzi

Agustin Kola
Agustin Kola

Sinani Vioresin
Vioresin Sinani

Screenshot-4-1Hamdi Salihi

Mandatory Credit: Photo by Armando Babani/EPA/Shutterstock (7825980a) Migen Memelli of Fk Tirana is Congratulated by His Team Mates After Scoring For the Second and Equalizing Goal Against Kf Partizani During Their 138 Derby Match of the Albanian Premier League in Tirana Albania 18 April 2009 Match Ended with a 2-2 Albania Soccer Tirana Vs Partizani - Apr 2009

Migen Memelli

Dikur Fortuzi shënonte 31 gola në kampionat, ashtu si Sinani, Salili, Halili e Kola. Ama me Migen Memellin në sezonin 2008-2009 që shënoi 22 gola në sezonin e titullit, Tirana ka mbyllur serinë e golashënuesve. Asnjë lojtar tjetër nuk i është afruar sezonit të fundit, pogradecarit të bardhebluve. I vetmi që ka qëndruar disi afër është Elis Bakaj që në dy sezone ka shënuar 13 dhe 14 gola dhe më pas Edon Hasani me 12 gola. Tirana është sajuar me mesfushorë, duke ndier liderin në sulm.
Luftetari-Tirana-Superiore

Një situatë jonormale për bardheblutë që gjithmonë kanë kërkuar dhe kanë patur bomberin e Superiores në skuadër. Mjafton të kthehemi pas në kohë dhe të shohim që firma të njohura të futbollit tonë kanë dominuar kampionatin shqiptar. Këtë sezon, problemi i golit tregohet qartë me Bathën që ka shënuar tetë gola, po aq sa Ngoja, i cili është qendërsulmuesi i skuadrës. Një shterpësi në sulm për bardheblutë dhe çdo skuadër tjetër në Superiore. Në fakt, mungesa e një shënuesi të mirëfilltë që vendos ndeshjen si puna e Fortuzit, po ndihet te Tirana dhe kjo ka reflektuar edhe në rezultatet e bardhebluve, që prej 10 sezonesh nuk njohin një titull kampion, por këtë vit janë shumë pranë me 9 pikë mbi Kukësin e vendit të dytë.

TIRANA GOLASHENUESIT

1
2222

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"