Starova: Skuadra vuan prej periudhës së keqe me Iulianon, pres më shumë nga titullarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2017 | 16:45

Starova: Skuadra vuan prej periudhës së keqe me Iulianon, pres më shumë nga titullarët

Në konferencën për shtyp pas humbjes me Laçin, trajneri Starova, i cili e kishte edhe ndeshjen e parë me Partizanin pas rikthimit në krye të stolit, deklaroi se skuadra vuan nga ana psikologjike prej periudhës jo të mirë që ka kaluar me Iulianon.

Bobi gjithashtu deklaroi se mori një përgjigje pozitive nga skuadra pjesën e parë, por pret më shumë, veçanërisht nga titullarët, që të japin më shumë për të kaluar këtë periudhë krize të Partizanit.

starova

Ndryshimet në stol sjellin diçka pozitive. Çfarë ndodhi te skuadra pas golit?

“Pjesa parë ishte e pëlqyeshme. Kundërshtari ishte i fortë, edhe era ndikoi. Mora një përgjigje pozitive nga skuadra, por pësuam një gol foshnjarak sapo filloi pjesa e dytë. Edhe Batha reagoi keq, gjendje e rënduar që vjen nga gjendja jo e mirë shpirtëore që ka kaluar skuadra. Lojtarët më pas bënë gabime foshnjarake. Humbëm një trepikësh, por do kemi kohë të analizojmë. Skuadra duhet të reagojë më shumë pasi pëson. Prisja maksimumin prej lojtarëve, por disa lojtarë nuk më mbushën pritshmëritë.

Si e keni menduar të zgjidhni çështjen e sulmit

“Kemi përveshur mëngët për të punuar për të gjitha çështjet negative. Kemi marrë lopatën për të rregulluar këto mangësi. Përveç anës psikologjike që skuadra vuan nga e kaluara, skuadra nuk arriti të reagojë.”

Merrni një ekip që nuk e keni ndërtuar vetë. Do bëni ndonjë spastrim në ekip?

“Ne mendojmë për ndeshjen e radhës me Kukësin. Kemi vetëm një rrugë, të vazhdojmë të bashkuar. Të eliminojmë të metat. Pres që të luajmë akoma më mirë. Do të analizojmë edhe punën e çdo lojtari gjatë këtyre ndeshjeve që kanë mbetur.

Kaq shumë e ka denatyralizuar Iuliano Partizanin?

Partizani nuk është mësuar ta shohë veten këtu, të gjithë e kuptojnë shumë mirë se sa e vështirë është të dalim nga kjo gjendje. Kjo është profesionalizmi në futboll. Titullarët duhet t’i kalojnë këto vështirësi. Tashmë kemi 3 faza të mbetura për të përmirësuar. E përsëris që në pjesën e parë më kënaqën, ndërsa në të dytën më zhgënjyen.

Arbitri Klajdi Kola…

Kam vendosur që nuk dua të flas për arbitrin..

Sa ia keni transmetuar lojtarëve përgjegjësinë që duhet të marrin të nxjerrin Partizanin nga kriza?

“Ne flasim në mënyrë konkrete. Kërkoja nga titullarët e skuadrës që të jepte rendiment të lartë. Mora një përgjigje pozitive. Për skuadrën që kam në dispozicion, i kam bërë të gjitha ndryshimet. Një nga faktorët kryesorë të kësaj situate është e kaluara jo e mirë që ka kaluar skuadra, dhe kështu shfaqen gabime, nga mungesa e qetësisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"