Stafi teknik i Kukësit, mbetet vetëm një dilemë për t’u zgjidhur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2020 | 21:12

Stafi teknik i Kukësit, mbetet vetëm një dilemë për t’u zgjidhur

Ka ndryshime edhe në stafin teknik. Veç trajnerit Shpëtim Duro, nga Kukësi është larguar edhe ndihmësi i tij Serro Nako. Rrahman Hallaçi është zyrtarisht pasuesi i tij, sikundër edhe ishte njoftuar një ditë më herët. Në klub e kishin projektuar ish-kapitenin si trajner provizor, por derisa me Orges Shehin e mbyllën akordin shumë shpejt, kuksiani është caktuar si krahu i tij i djathtë.

Hallaci

Ermal Nexhipi nuk lëviz, pasi do të vazhdojë të ketë të njëjtin rol. Ai mbetet trajner i portierëve, edhe me durrsakun në krye të pankinës të verilindorëve. Ka dyshime vetëm për përgatitësin atletik, nëse do të mbetet apo jo i njëjti. E megjithatë, në ditët e ardhshme do të mësohet diçka më shumë edhe për këtë pozicion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"