Sporti në shkolla, programit mësimor i shtohet edhe basketbolli

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Mars 12, 2018 | 20:38

Sporti në shkolla, programit mësimor i shtohet edhe basketbolli

Në kuadrin e projektit të shndërrimit të shkollave në qendra komunitare, jo thjesht një ambient zbatimi të kurrikulës arsimore, Federata e Basketbollit ka implementuar një program të sajin.

Ai nisi nga shkolla 9-vjeçare “Qazim Turdiu” në kryeqytet, në praninë e drejtuesve të Federatës dhe zv.ministrit të Sporteve, Kostandin Shkurti.basketboll

“Sporti në shoqërinë tonë shfaqet si nëj veprimtari, qëllimi i së cilës është argëtimi, zhvillimi, e pse jo edhe rritjes së treguesve psiko-fizikë. Prandaj, për nxënësit e shkollave duhen modele të reja tërheqëse dhe stimuluese”, tha Kostandin Shkurti, zv.ministër i Sporteve.

Në bazë të marrëveshjes, federatat sportive u sigurojnë shkollave bazën materiale dhe trajnerët, apo trajnimin e mësuesve të fiskulturës për sportet respektive, që zhvillohen pas orëve të mësimit.

“Uroj që sa më shumë të ketë fëmijë në basketboll dhe sa më pak lojëra me kompjuter. Kur të luani basketboll do ta kuptoni sesa i vlefshëm është basketbolli”, tha Avni Ponari, president i Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Basketbolli është sporti i pestë që i bashkohet programit të organizimit të skuadrave sportive të shkollave parauniversitare, pas shahut, xhudos, hendbollit dhe futbollit.

Ky projekt, që është i shtrirë thuajse në të gjithë vendin me 6 orë në javë, si një mënyrë e masivizimit të sportit, duke zëvendësuar në njëfarë mënyre klasat sportive të dikurshme, një mangësi që duket se do të rikthehet shumë shpejt edhe në kurrikulën arsimore./TCH






www.minuta90.com