“Sporti në plan të fundit”, administratori i Vllaznisë: Nuk është serioze që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2020 | 23:20

“Sporti në plan të fundit”, administratori i Vllaznisë: Nuk është serioze që…

 

Shqipëria ndodhet në një moment kritik pas përhapjes së koronavirusit dhe aktualisht duket luks për të folur për futbollin. Gjithsesi, personazhet e këtij sporti po e kalojnë në mënyrën e tyre këtë situatë të paprecedentë. Në Shkodër ka lojtarë që thyejnë edhe rregullat, duke bërë stërvitje individuale në rrugët e qytetit.

Jonuz Vllaznia

Megjithatë, pas paralajmërimeve të mjekut Ilirjan Haxhaja dhe trajnerit të Vllaznisë, Mirsad Jonuz, është administrator Suad Lici, ai që kërkon t’i vendos vulën situatës jo të mirë që po kalon gjithë vendi. I pyetur nga “Panorama Sport” për të treguar diçka rreth kontakteve që ka pasur me futbollistët dhe stafin në këtë periudhë pas shpërndarjes së skuadrës, Lici anashkaloi gjithçka, duke respektuar situatën dhe vendimet që kanë marrë autoritetet.

suad-lici-foto

“E vetmja gjë që mund të them në këtë moment është se sporti kalon në plan të fundit pas kësaj situate. Sinqerisht nuk më duket fare serioze të flas në këtë moment për futboll”, ka thënë shkurtimisht Lici.

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"