Sponsori i PSG-së nis bisedimet me Interin, ja kur prezantohet fanella e re e zikaltërve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2023 | 10:21

Sponsori i PSG-së nis bisedimet me Interin, ja kur prezantohet fanella e re e zikaltërve

Edhe mbrëmjen e djeshme Interi ka zbritur në fushë pa sponsorin kryesor në fanellë, pas masës së marrë ndaj “Digitalbits”, që nuk ka shlyer asnjë nga tri këstet e 23 milionë eurove që duhet të derdhte në arkat zikaltër këtë sezon.

inter

Drejtuesit janë tashmë në kërkim të një tjetër sponsori dhe në pole është “Qatar Airways”, kompania e fluturimeve, me të cilën nuk është gjetur gjithsesi asnjë akord, pavarësisht bisedimeve të shpeshta me delegacionin arab, me pretendimet e Interit që shkojnë në 25 milionë euro në sezon.

Mungesa e sponsorit është edhe arsyeja pse zikaltrit e kanë shtyrë për në korrik prezantimin e fanellës së sezonit të ardhshëm, që ishte planifikuar për javën e fundit të majit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"