Të zhgënjyerat triumfuese, Milani kërkon vendin në histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2023 | 22:35

Të zhgënjyerat triumfuese, Milani kërkon vendin në histori

Formati ndryshoi në vitin 1999: në të atëhershme Kupë UEFA, u përfshinë edhe skuadrat e vendeve të treta në grupet e Ligës së Kampionëve, duke u dhënë shumë emrave të mëdhenj të “zhgënjyer” mundësinë për ta shndërruar zhgënjimin në karburant për të fituar një trofe të ri.

ac-milan-v-torino-fc-serie-a-tim-35-900x569

Ky është bërë misioni i ri i Milanit të Piolit, i thirrur në përpjekje për të pushtuar Ligën e Europës edhe për të kufizuar humbjet ekonomike. Disa skuadra e kanë bërë tashmë në të kaluarën, shembulli i fundit vjen nga Sevilja, fituese sezonin e kaluar

1 – GALLATASARAI 1999/2000

Turqit përfundonin në vendin e tretë në një grup ku kualifikoheshin Celsi dhe Herta, me Milanin të fundit. Që në vitin e parë të rregullit të ri, ekipi i drejtuar nga Fatih Termi mposhte në finale “Topçinjtë” e drejtuar nga Arsen Venger e me në fushë emra si Henri, Bergkamp, Vieira dhe Overmars.

2 – CSKA MOSKË 2004/2005

Pas 4 vitesh në të cilat asnjë skuadër nga Champions-i nuk e kishte fituar trofeun, përsëritet historia. Rusët mundin Benfikën, më pas Partizanin e Beogradit, Okserinn dhe në gjysmëfinale, Parmën e Xhilardinos përpara se të mundnin Sportingun e Lisbonës në finale.

3 – SHAKHTAR 2008/2009

Grupi i Champions-it: Barcelona, Sporting i Lisbonës Si në rastin e parë, një tjetër finale mes dy skuadrave që erdhën nga Champions-it: Verder Bremen kishte përfunduar e treta në grup pas Panathinaikos dhe Interit.

4 – ATLETIKO MADRID 2009/2010

Atletiko mbyll grupin pas Çelsit dhe Portos dhe fiton Ligën e Europës falë golave të Agueros dhe Forlanit. Në rrugëtimin e tyre, spanjollët eleminojnë Galatasarain, Sportingun, Valnecian e Liverpulin. Tetë vitë më pas (2017/18), “Los colchoneros” do të përsërisnin rrugëtimin.

5 – ÇELSI 2012/2013

Fazë grupesh e mbyllur pas Juventusit dhe Shakhtarit me Çelsin që fiton finalen falë golit të Ivanoviçit. Në finale, skuadra e Benitezit mundi Benfikën që gjithashtu vinte si e tretë nga një grup Champions-i.

6 – SEVILJA 2015/2016 dhe 2022/2023

Analuzët janë ekipi që e ka fituar më së shumti Ligën e Europës dhe në dy raste e kanë bërë duke u renditur në vendin e tretë në grupin e Champions-it. Për suksesin e tretë në historinë e tyre dhe të pestin, Sevilja vinte në turne pas eliminimit në grup.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"