Spaleti: Mos e përmendni fjalën “Skudeto”, më vjen mirë që tifozët na mbështesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2017 | 18:38

Spaleti: Mos e përmendni fjalën “Skudeto”, më vjen mirë që tifozët na mbështesin

Në vigjilje të sfidës me Torinin, trajneri Luçiano Spaleti, u shpreh i kënaqur që rreth 75 mijë tifozë do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit për të mbështetur skuadrën, por gjithashtu shtoi se ekipi nuk mund të ketë trysni për të fituar titullin me patjetër.

Spaleti

“Më vjen mirë që do kemi kaq shumë tifozë në stadium, dhe e ndiejmë dashurinë mes tyre. Kjo gjë na shton edhe besimin mes vetes. Por është shumë herët të flasim për çështjen titull. Ne po zhvillojmë ndeshje të mira, por ka edhe ekipe të tjera në garë. Më pëlqen të them se objektivi ynë është një nga katër vendet e para, që na sigurojnë edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve” – deklaroi Spaleti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"