Sot miqësorja Lushnja-Butrinti, mbrojtësi Musaku: Na llogaritni pretendentë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2021 | 14:05

Sot miqësorja Lushnja-Butrinti, mbrojtësi Musaku: Na llogaritni pretendentë

Lushnja ka hyrë në javën e dytë të përgatitjeve në Përmet. Edhe dje, skuadra e drejtuar nga Ilir Gjyla ka zhvilluar dy seanca dhe ngarkesat vazhdojnë të jenë të larta.

Musaku

Lojtarët po reagojnë më së miri, ndonëse problem për stafin teknik mbeten miqësoret. E megjithatë, e kanë siguruar një. Pikërisht sot do të ndeshen në stadiumin “Gjirokastra” me Butrintin.

Dionis Musaku është optimist për sezonin 2021- 2022. Në një prononcim për “Panorama Sport”, mbrojtësi shprehet: “Kemi dalë në stërvitje që në fillim të korrikut dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur. Fazën e kemi zhvendosur në Përmet, ku po marrim ngarkesa.

Gjithçka është OK. Klubi ka blinduar ekipin dhe asgjë nuk na pengon që të nisim me pretendime sezonin 2021-2022. Vërtet ka pasur hyrje-dalje, por këto janë normale në çdo periudhë merkatoje. Mund të them se kemi një skuadër shumë të mirë dhe Lushnja do të shohë larg”.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"