Sondazhi i “Panorama Sport”/ Përjashtimi i Kamzës nga Superiorja, ja si e gjykojnë vendimin tifozët shqiptarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2019 | 22:58

Sondazhi i “Panorama Sport”/ Përjashtimi i Kamzës nga Superiorja, ja si e gjykojnë vendimin tifozët shqiptarë

“Panorama Sport” botoi në faqen e saj online sondazhin për tifozët shqiptarë, se cili ishte mendimi i tyre për përjashtimin e Kamzës nga Kategoria Superiore, pas vendimit të Komisionit të Disiplinës.

Dhuna ne kamze eldorjan hamiti qarri

Në rreth 1800 persona që morën pjesë në votim, 63% e tyre, apo rreth 1134 persona ishin të mendimit se ky vendim ishte i drejtë.

Ndërkohë, rreth 55 persona, apo 3% ishin përgjigjur nën opsionin Nuk e di, ndërsa 34% e votuesve, mendonin se rrëzimi i Kamzës nga Superiorja ishte një vendim i gabuar.

sondahz

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"