Skënderbeu mban hapin e kreut, Korabin e mposht Salihi (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2017 | 15:55

Skënderbeu mban hapin e kreut, Korabin e mposht Salihi (VIDEO)

Skënderbeu ka arritur të dalë me tre pikë nga përballja me Korabin në “Elbasan Arena”. Korçarët ia dolën të fitojnë me anë të një penalltie të shënuar nga Hamdi Salihi në minutën e 66.

korabi skenderbeu

Loja në përgjithësi ishte nën nivelin e pritur dhe rastet e krijuara ishin të pakta. Me këtë fitore, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 38 pikëve, duke u bashkuar me Partizanin në vendin e dytë me pikë të barabarta, por të kuqtë favorizohen nga golavarazhi më i mirë. Ndërkohë Korabi mbetet në kuotën e 11 pikëve në vendin e fundit.

Komenti minutë pas minute / Korabi – Skënderbeu 0-1

90+4′ Përfundon ndeshja.

89′ Korabi kryen zëvendësimin e fundit. Largohet Zefi, në fushë Peposhi.

88′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e fundit. Largohet Predesku i dëmtuar, në fushë Gripshi.

84′ Salihi tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë ngjitur me shtyllën.

82′ Radas pason nga e djathta një top të ulët për Salihin në zonë, por goditja e shkodranit shkon jashtë mbi traun e portës.

80′ Korabi kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Gavazaj, në fushë Jubani.

salihi

66′ Salihi merr përsipër goditjen nga pika e bardhë dhe nuk gabon duke kaluar Skënderbeun në avantazh.

65′ Lilaj pengohet në zonë dhe arbitri akordon penallti.

64′ Osmani tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë ngjitur me shtyllën.

60′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Plaku, në fushë Salihi.

59′ Plaku ka sërish një mundësi brenda zonës, por goditja e tij pritet nga Vujadinoviç.

57′ Plaku ka një shans brenda zonës, por goditja e tij shkon jashtë.

predesku fukui zevendesim

55′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e parë. Largohet Fukui, në fushë Predesku.

48′ Kaja ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Osmanit.

46′ Rast i mirë për Skënderbeun, por gjuajtja e Plakut devijohet nga Vujadinoviç dhe pasi godet traversën, shkon në këndore.

46′ Korabi kryen zëvendësimin e parë. Largohet Kaloshi, në fushë Ivani.

46′ Fillon pjesa e dytë. Korabi luan topin e parë.

45+2′ Përfundon pjesa e parë.

45+1′ Plaku ndëshkohet me karton të verdhë për simulim.

42′ Orelesi tenton me kokë pas një krosimi të Radasit nga e djathta, por topi shkon jashtë ngjitur me shtyllën.

35′ Mungojnë rastet e rrezikshme gjatë këtyre minutave. Topi qarkullon më shumë në mesfushë.

23′ Vujadinoviç largon keq një top të goditur nga Fukui dhe Orelesi ka një shans të mirë para portës, por goditja e tij është totalisht e gabuar.

20′ Vazhdon të luhet lojë e qetë. Skuadrat nuk gjejnë hapësirë për të goditur portën e kundërshtarit.

10′ Lojë e qetë gjatë këtyre minutave teksa mungojnë rastet e rrezikshme.

5′ Radas tenton portën me një goditje dënimi nga distanca, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

1’ Fillon ndeshja. Skënderbeu luan topin e parë.

Formacionet zyrtare

Korabi: Vuajdinoviç, Prençi, Sheta, Çela, Shabani, Zefi (Peposhi 89′), Kaja, Arifaj, Kaloshi (Ivani 46′), Hoxhaj, Gavazaj (Jubani 80′)
Trajner: Gerd Haxhiu

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Lilaj, Osmani, Orelesi, Xhejms, Plaku (Salihi 60′), Fukui (Predesku 55′ (Gripshi 88′))
Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Klajdi Kola

KV: Kaja 48′ / Plaku 45+1′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"