Skënderbeu humbet titullarin për ndeshjen me Partizanin, rikthim i rëndësishëm te Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2020 | 14:28

Skënderbeu humbet titullarin për ndeshjen me Partizanin, rikthim i rëndësishëm te Kukësi

Në ndeshjen e djeshme në Korçë u dhanë gjashtë kartonë të verdhë, që si për ironi të fatit përkon edhe me numrin e arbitrave që ishin caktuar për të mbajtur drejtësi në këtë takim.KUK SKE

Skënderbeu-Kukësi ishte vlerësuar si kryendeshja e javës, teksa kryesor ishte Juxhin Xhaja. Ndërkohë, me kartonë të verdhë u ndëshkuan për Skënderbeun lojtarët Asjon Daja dhe Jorgo Meksi, ndërsa te Kukësi u “zverdhën” Blerim Kotobelli, Valon Ethemi, Erhun Obanor dhe Gordon Kuper.KUKESI SKENDERBEU

Nga të gjashtë lojtarët ai që pëson është vetëm Meksi, i cili ka plotësuar numrin katër të kartonëve. Kësisoj, mbrojtësi i djathtë i Skënderbeut humbet ndeshjen ndaj Partizanit, që është parashikuar të luhet të shtunën në kryeqytet.SKENDERBEU

Nga ana tjetër, asnjë nga lojtarët e Kukësit nuk rrezikon, ndërsa lajm i mirë është rikthimi nga pezullimi i qendërmbrojtësit Olsi Teqja, i cili do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Luftëtarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"