Skandal në “Fshatin Olimpik”, atletët kapen duke konsumuar alkool

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2021 | 10:21

Skandal në “Fshatin Olimpik”, atletët kapen duke konsumuar alkool

Disa atletë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” mund ta pësojnë keq, pasi u kapën duke pirë alkool brenda Fshatit Olimpik. Toshiro Muto, Drejtori i Përgjithshëm i lojërave që po mbahen në Tokio ka konfirmuar se një numër i konsiderueshëm i atletëve janë zënë duke konsumuar alkool në një park brenda Fshatit Olimpik.

fshati-Olimpik

Ndërsa konsumimi i alkoolit nuk është i ndaluar brenda fshatit, atletët lejohen ta bëjnë këtë vetëm në dhomat e tyre private dhe jo në zona të përbashkëta ose publike.  Sipas insidethegames.biz, atletët e përfshirë tani mund të përballen me masa disiplinore.

“Natën e 31 korrikut, shumë atletë dhe anëtarë të delegacionit ishin në parkun brenda fshatit dhe po pinin alkool dhe ishin të vetëdijshëm për këtë fakt”, ka thënë ai. “Ne jemi duke e hetuar rastin dhe bazuar në rezultatet, do të ndërmarrim masa të duhura”, u shpreh Muto.

Atletët e kapur duke konsumuar alkool pritet që të pezullohen dhe të përballen me masa disiplinore. Përjashtimi nga Olimpiada është dënimi më i rëndë i mundshëm që mund të jepet. Megjithatë, ata kanë më shumë gjasa të sanksionohen me gjoba.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"