SKANDAL/ Gjysma e vëzhguesve ngelë në testet, flet përgjegjësi Petrit Brahja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2018 | 22:59

SKANDAL/ Gjysma e vëzhguesve ngelë në testet, flet përgjegjësi Petrit Brahja

Sektori i arbitrimit ka marrë përsipër shumë kritika, sidomos në edicionin e shkuar. Mirëpo, ajo çfarë ndodh me kritikat nga ana e klubeve, trajnerëve, futbollistëve dhe sidomos presidentëve, nuk ka aq peshë sa një kritikë që vjen nga… tribuna.

vezhgues_2016

Jo për tifozërinë, por në tribunë, gjendet pikërisht njeriu që ka të legjitimuar edhe kritikat dhe vlerësimet për cilësinë dhe saktësinë e arbitrimit. Mirëpo, njeriu në fjalë, vëzhguesi i arbitrave, duhet të jetë ai që paraprin edhe përditësimin e rregulloreve të lojës, diçka që është thuajse e zakontë vit pas viti. Po me vëzhguesit shqiptarë të arbitrave çfarë ndodh?

TESTIMET

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar që më 31 gusht të këtij viti, është kryer edhe testimi i vëzhguesve në Federatën Shqiptare të Futbollit. Gazeta ka mësuar se më shumë se 50 për qind prej tyre, nuk kanë kaluar në testin e parë. Gjithçka, për shkak të parregullsive në testimin që kanë kryer, referuar rregullave të futbollit. Brenda disa ditësh, vëzhguesit shqiptarë të arbitrave i janë nënshtruar edhe një herë tjetër testit teorik, ku nota kaluese ka qenë thuajse për të gjithë.

PËRGJEGJËSIT

Sektori i vëzhguesve ka në krye një emër të njohur për arbitrimin shqiptar. Petrit Brahja, i cili një vit më parë ka qenë në krye të sektorit të dizajnimit (caktimit) të arbitrave, dhe që më pas u dorëhoq, është tashmë pjesë e komisionit të caktimit të vëzhguesve. I kontaktuar nga gazeta, ai është përgjigjur: “Nuk kam qenë te testimi që po më thoni. I pranishëm ka qenë zoti Kotherja”. Nëse kërkohet që “xhaketat e zeza” të marrin vlerësimin e duhur javë pas jave, rol thelbësor për këtë, normalisht duhet të ketë vëzhguesi i arbitrave.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"